Lajme
I dyshuari ikën sapo sheh policinë, sekuestrohen drogë e para në Ferizaj
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2026, rreth orës 20:00, kur njësitë policore kanë identifikuar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.
Megjithatë, sapo ka vërejtur praninë e policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.
Gjatë veprimeve hetimore, në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë të përafërt rreth 2 mijë euro.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim, ndërsa lidhur me rastin po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimin e tij.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit