Connect with us

Showbiz

Kiara në “hall” pasi Luna filloi çerdhën

Moderatorja Kiara Tito po përballet me një nga sfidat më të zakonshme, por edhe më të vështira për çdo prind.

Vajza e saj dhe e Luizit, Luna Mari, ka hedhur një hap të rëndësishëm duke filluar çerdhen, një hap ky që i ka bërë shumë të lumtur prindërit e Luna Mari, por edhe shqetësime për shëndetin e saj.

Kiara përmes një postimi në llogarin e saj në Instagram ka bërë një pyetje për të gjitha mamatë, që tashmë i kanë fëmijët në çerdhe.

“Kemi filluar çerdhen dhe jam kurioze të di nga mamatë e tjera: sa kohë ju deshi femijëve të përshtateshin me virozat e para? Kur filluan të sëmureshin më rrallë?”, ka shkruar ajo, duke treguar se periudha e virozave të para në çerdhe ka nisur ta shqetësojë./Artistëtshqiptarë

Advertisement

Trending