Connect with us

Showbiz

Kaderi në lidhje të re dashurie?

Ka kaluar kohë që kur nuk kemi dëgjuar të reja rreth jetës romantike të bukuroshes Kader Kicaj, e cila që pas daljes nga formati televiziv ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë. Megjithatë një postim në llogarinë e saj në Instagram ka bërë ndjekësit e saj kurioz, se mos diçka e re ka ndodhur në jetën e saj.

Bukuroshja po i kalon pushimet në Bodrum të Turqisë. E veshur me bikini ngjyrë kremi dhe një kapele verore, Kaderi ka treguar linjat e saj perfekte trupore në një plazh përrallor.

Ajo që e ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj është pikërisht përshkrimi që ajo ka bërë në foton e publikuar së fundmi.

“Nuk jam e sigurt nëse po ndjek diellin apo një dashuri verore”,

A është në lidhje dashurie Kaderi, apo thjesht po luan me imagjinatën e fansave ende nuk dihet.
Se çka fshihet pas këtij postimi mbetët për t’u parë në ditët në vijim.

Advertisement
Advertisement

Trending