Connect with us

Showbiz

Vanesa këngë dedikim për Indrin?

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka paralajmëruar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes një postimi në TikTok, këngëtarja ka ndarë një pjesë nga audioja e këngës që pritet të lançohet së shpejti, duke shoqëruar videon me shënimin “Së shpejti”.

Vëmendjen më të madhe e kanë marrë vargjet e saj, ku mjaftoi që kjo të i bëj lëmsh ndjekësit e saj.

Ndjekësit në rrjete sociale janë të bindur që këto vargje janë dedikim për Indrin, me të cilin këngëtarja ishte në lidhje dashurie por që përfundoi sapo Vanesa doli nga Ferma VIP.

Në pjesën e parë të tekstit të zbuluar nga Vanesa, vargjet thonë:

Advertisement

Nuk dua ta besoj / Që ata kan pas të drejtë / Te ty të dyshojnë / Pa ndrojtje m’flake tej”

Më tej teksti vazhdonë

“Ti fyjem edhe pak / Ulëm edhe pak / Luj e luj me ndjenja / Thuje ça ki n’shpirt / Bërtiti ti pa frik / Dyshoj t’jenë të vërteta”.

Ky tekst duket se i përshtatet mjaft mirë historisë së tyre jashtë fermës. Mbetet të shihet nëse këto vargje janë dedikim i gjithë asaj se çfarë ndodhi mes saj dhe Indrit

Advertisement

Trending