Showbiz
Mbrëmje e paharrueshme në Tiranë me legjendën e muzikës elektronike, Black Coffee
Legjenda e muzikës elektronike, Black Coffee, ka mbajtur një koncert në pistën e atletikës pranë Liqeni Artificial i Tiranës, duke sjellë për publikun shqiptar një mbrëmje të veçantë verore, me ritme elektrizuese.
Black Coffee është fituesi i çmimit Grammy Awards dhe një nga emrat më të vlerësuar të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike. Ai interpretoi disa prej krijimeve të tij më të njohura, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për të pranishmit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli pamje nga koncerti, i cili, siç duket dhe nga pamjet, tërhoqi një numër të madh adhuruesish të muzikës elektronike.
Ky koncert por edhe të tjera evente të kësaj natyre janë duke e kthyer Tiranën në një nga qendrat kryesore të skenës muzikore të rajonit, duke qenë se artistë të këtij kalibri kanë potencialin të tërheqin publik edhe nga vendet fqinje dhe më gjerë.
Pas Black Coffee, Tirana përgatitet të presë një tjetër event edhe më të fuqishëm, siç pritet të jetë koncerti i Kanye West i cili do të zhvillohet në muajin korrik dhe për të cilin po ndërtohet enkas një stadium.
Koncerti i planifikuar i Ye (Kanye West) në Tiranë, më 11 korrik 2026, është promovuar si një event ndërkombëtar dhe organizatorët presin pjesëmarrës nga rajoni dhe vende të tjera evropiane.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit