Lajme
Trepça largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në vendin e punës
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna pesë punonjës, në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Në njoftim shtohet se, vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, ndonëse dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në vendin
Postimi:Me datën 09.06.2026, Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 5245 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësve:
1).F.Z.,
2).K.A.,
3).Z.A.,
4).A.G.,
5).M,Z. Punonjës në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Sipas këtij vendimi, punonjësit e lartcekur largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 08.06.2026, deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor.
Vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, ndonëse dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e punës.
Për rrjedhojë, ekziston dyshimi se janë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.5, 1.13, 1.19 dhe 1.26 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit