Connect with us

Showbiz

Driloni dhe Beslira bëhen prindër për herë të parë

Një prej çifteve më të dashur për publikun, këngëtarët Drilon dhe Beslira Jahdauti, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Beslira përmes një postimi tejet emocionues në rrjetet sociale, ku shihet dora e vogël e foshnjës e rrethuar nga duart e prindërve të tij.

Përveç gëzimit të madh që ka pushtuar familjen e tyre, dyshja ka zbuluar edhe emrin tejet të veçantë që kanë zgjedhur për djalin, duke e pagëzuar Henor.

Në rreshtat e ndjerë të shkruar në Instagram, Beslira ka shprehur emocionet e para të këtij kapitulli të ri. “Sot jemi prindërit më të lumtur në botë. Na plotësove e na gëzove sot me ardhjen tënde në jetë shpirti i vogël”, ka shkruar këngëtarja, duke reflektuar lumturinë e madhe të saj dhe Drilonit.

Ajo e ka përmbyllur dedikimin duke e quajtur djalin si bekimin më të madh dhe duke i premtuar dashuri të përjetshme deri në frymën e fundit. Urimeve të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e estradës i bashkohemi edhe ne, duke i uruar vogëliushit Henor një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe plot dritë pranë prindërve.

Advertisement
Advertisement

Trending