Showbiz
Ndarje apo thjesht për vëmendje? Detaji në Instagram që po nxit dyshimet për Brikenën dhe Mateon
Ndarjet mes personazheve të njohur janë bërë të shpeshta kohët e fundit, ku disa rezultojnë të jenë reale, ndërsa për disa të tjera aludohet se bëhen për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Së fundmi, në qendër të komenteve është vendosur raporti mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, për të cilët po përflitet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan artistët shqiptarë.
Megjithatë, pavarësisht aludimeve për ndarje, shumë ndjekës po dyshojnë se mes tyre nuk ka pasur një shkëputje të vërtetë dhe se e gjithë situata mund të jetë krijuar vetëm për të rikthyer vëmendjen.
Një detaj që ka rënë në sy së fundmi duket se po i përforcon edhe më shumë këto dyshime. Brikena vazhdon ende të ndjekë në Instagram llogaritë që publikojnë dhe përditësojnë momentet e përbashkëta të saj me Mateon.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një tregues se mes çiftit mund të mos ketë pasur ndarje dhe se raporti i tyre mund të vazhdojë ende.

-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother