Showbiz
Luizi takohet me yllin e njohur turk, paralajmëron ‘projektin’ me të
Këngëtari dhe fituesi i BBVIP 2, Luiz Ejlli, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tij, madje edhe kur ndodhet jashtë kufijve. Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushimesh familjare, por një postim i tij i fundit ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale.
Gjatë pushimeve të tij, Luizi ka pasur një takim të papritur me një prej aktorëve më ikonikë të kinematografisë turke, Kenan İmirzalıoğlu. Aktori është jashtëzakonisht i famshëm dhe i dashur për publikun shqiptar, veçanërisht për rolin e tij legjendar si “Ezel” në serialin me të njëjtin emër që gozhdoi shikuesit para ekranit vite më parë.
Siç shihet në imazhin e publikuar në Instastory, dyshja shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve. Luizi, i njohur për humorin dhe batutat e tij të këndshme, nuk ka humbur rastin t’i shoqërojë pamjet me një shkrim epik: “Ezel 2. Së shpejti”, të shoqëruar me një emoji që shkel syrin./Artistëtshqiptarë.

-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit