Showbiz
Elijona dhe Klodi kapen bashkë në momente afërsie
Ish-finalistët e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona dhe Klodi, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.
Që nga përfundimi i rrugëtimit të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë disa muaj më parë, ata kanë qenë vazhdimisht në shënjestër për shkak të raportit të tyre të ngushtë dhe faktit që shihen gjatë gjithë kohës bashkë. Dyshimet u shtuan akoma më shumë pas postimeve të tyre të fundit nga Jugu, ku fotot e përbashkëta dhe shkëmbimi i “zemrave” lanë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër nivel.
Këto dyshime duket se janë konfirmuar përfundimisht ditën e djeshme, ku dyshja është fotografuar në momente mjaft intime në “Alba Festival”.
Elijona dhe Klodi shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke shijuar atmosferën e festivalit në zonën VIP, larg syve të kureshtarëve – ose të paktën kështu mendonin ata.
Edhe pse përgjatë muajve të fundit dyshja ka preferuar ta mbajë profilin e tyre sa më diskret sa i përket konfirmimit zyrtar të jetës private, këto momente afërsie flasin vetë. Kimia mes tyre vetëm sa është forcuar pas daljes nga reality show, duke vërtetuar se pushimet e përbashkëta dhe dedikimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë thjesht rastësi./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit