Connect with us

Showbiz

Stresi dhe Diona Fona po vijnë me duetin “Gimmie Love”

Pak minuta më parë u paralajmërua një nga bashkëpunimet më të papritura të këtij sezoni, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale.

Stresi dhe Diona Fona kanë bërë bashkë forcat për një projekt të ri muzikor, i cili mban titullin “Gimmie Love”.

Artistët kanë ndarë me ndjekësit e tyre një pjesë të shkurtër nga kënga, duke dhënë sinjalet e para se kjo verë do të jetë e mbushur me super hite.

Ky paralajmërim ka mjaftuar që fansat të nisin menjëherë numërimin mbrapsht, teksa po e presin me padurim lansimin e plotë të këtij dueti.

Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni një pjesë të shkurtër nga ajo që ka përgatitur dyshja./Artistëtshqiptarë.

Advertisement
Advertisement

Trending