Showbiz
Ish e dashura thumbon Callum Turnerin për lidhjen e tij me Dua Lipën
Influencuesja Victoria Villarroel ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas komenteve të saj për një ish-të dashur që, sipas saj, kishte qenë kundër lidhjeve me persona të famshëm dhe pjesëmarrjes në ngjarje të mëdha publike. Ajo ka thënë se ai më parë kishte kritikuar paparacët dhe ngjarjet si “Met Gala”, por më vonë ishte parë në një marrëdhënie që përfshinte pikërisht këto elemente.
Ani pse ajo nuk përmendi emra, deklaratat e saj u lidhën menjëherë në internet me aktorin Callum Turner dhe shqiptaren me famë botërore, këngëtaren Dua Lipa.
“Ky person thoshte: ‘Unë kurrë nuk do të dilja me dikë që ndiqet nga paparacët, nuk do të dilja me një person të famshëm… nuk do të shkoja kurrë në ‘Met Gala’’… dhe tani është i fejuar me dikë që e ka takuar kur ishim në darkë në Londër”, ka thënë ajo.
Sipas raportimeve të përmendura në internet, Villarroel ka sugjeruar gjithashtu se lidhja e saj me Turner ka përfunduar në vitin 2024, megjithëse asnjë nga palët nuk e ka konfirmuar publikisht historinë e tyre.
As Turner dhe as Lipa nuk kanë reaguar ndaj këtyre komenteve dhe diskutimeve të reja në rrjete sociale.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit