Lajme
KRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit
Ekipet e KRU “Prishtina” i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një banesë në zonën e Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Me cisternat dhe kapacitetet e saj, KRU “Prishtina” po u ofron mbështetje zjarrfikësve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë për të lehtësuar ndërhyrjen në terren.
Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica tha se zjarri tashmë është lokalizuar teksa ekipet po punojnë që të flakët të mos shpërndahen në ndërtesat ngjitur.
“Ende jemi duke intervenuar nga mëngjesi pas orës 07:00, të gjitha ekipet janë angazhuar: zjarrfikësit, policia, ekipet mjekësore, drejtoria e sigurisë. Jemi këtu për momentin situata është nën kontroll dhe jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje. Zjarri është lokalizuar dhe është fikur, por ende kemi probleme, shpresojmë që shumë shpejtë edhe ky problem do të rregullohet. Zjarri është lokalizu ekipet janë të gjitha këto dhe për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat tjera”, tha fillimisht ai.
Sipas tij të lënduar nga ky zjarr kanë mbetur dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të cilët kanë pësuar djegie gjatë intervenimit.
“Janë të lënduar dy qytetarë dhe tre zjarrfikës. Kanë marrë ndihmën e parë, një fëmijë i vogël është në Emergjencë, si pasojë e djegies që ka qenë në banesë ku ka fillu zjarri. Zjarrfikësit janë lënduar gjatë intervenimit, por nuk janë lëndime të mëdha apo serioze, por lëndime të natyrës së punës, qoftë djegie, lëndime që janë bërë dhe jemi duke bërë gjatë intervenimit në këtë lokacion”, shtoi ai për Klankosovën.
Në anën tjetër, Fushtica tha se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur dhe se hetimet do të bëhen pas përfundimit të intervenimeve.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit