Lifestyle
Nxehtësia ekstreme vë në rrezik telefonët, ekspertët apelojnë për kujdes me bateritë
Temperaturat shumë të larta që po regjistrohen në disa vende të Europës nuk po prekin vetëm shëndetin e qytetarëve, por edhe pajisjet teknologjike që përdoren përditë.
Sipas ekspertëve, telefonat inteligjentë janë mes pajisjeve që rrezikohen më shumë nga vapë e madhe. Nëse qëndrojnë për një kohë të gjatë nën diell apo lihen brenda një makine të parkuar, ato mund të pësojnë mbinxehje të baterisë, rënie të performancës dhe dëmtime që zgjasin në kohë.
Veçanërisht të prekshme nga temperaturat e larta janë bateritë e rikarikueshme me përbërës litiumi në elektroda, të cilat gjenden në pjesën më të madhe të telefonave modernë. Në disa situata, vetë pajisjet aktivizojnë sisteme mbrojtëse, duke ngadalësuar funksionet ose duke u fikur përkohësisht për të shmangur dëmet.
Specialistët u rekomandojnë qytetarëve që të mos i ekspozojnë telefonat drejtpërdrejt në diell, të mos i karikojnë në ambiente tepër të nxehta dhe të reduktojnë përdorimin e aplikacioneve që harxhojnë shumë energji gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Ndikimi i valëve të të nxehtit nuk ndalet vetëm te telefonat. Sipas vlerësimeve, ato po krijojnë probleme edhe në fusha të tjera, si makinat elektrike, transporti hekurudhor dhe rrjetet energjetike, duke i shtuar më tej vështirësitë e sjella nga temperaturat rekord të kësaj vere.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother