Lajme
Temperaturat deri në 38°C -IKSHPK me thirrje urgjente për kujdes dhe mbrojtje nga i nxehti
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, duke publikuar disa rekomandime për ta reduktuar rrezikun nga i nxehti sot, kur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat do të shkojnë deri në 38°C.
Sipas IKSHPK-së, qytetarët duhet të shmangin qëndrimin dhe aktivitetet në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Instituti këshillon që të qëndrohet sa më shumë në ambiente me hije, të mbrohet koka dhe fytyra me kapelë, ndërsa gjatë ekspozimit në diell të përdoren syze dielli dhe krem mbrojtës për lëkurën.
Po ashtu, IKSHPK thekson rëndësinë e hidratimit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të pinë ujë rregullisht gjatë gjithë ditës për të shmangur pasojat e temperaturave të ngritura.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit