Lajme
Vrasja e imamit, reagon BIK-u
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar pas vrasjes së imamit Gazmend ef. Tahirhovci në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, duke e dënuar ashpër aktin dhe duke kërkuar që autori të përballet me drejtësinë.
Në reagimin e saj, BIK shprehet se e ka pranuar me dhimbje të thellë dhe shqetësim lajmin për vrasjen e imamit Tahirhovci, duke theksuar se marrja e jetës së një njeriu nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë.
Reagimi i plotë:
“Me dhimbje të thellë dhe shqetësim morëm lajmin për vrasjen mizore të imamit Gazmend ef. Tahirhovci në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.Pavarësisht motiveve apo rrethanave të këtij rasti tragjik, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta.
Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit të Madhëruar dhe cenimi i saj përbën një nga krimet më të rënda, të dënuara si nga feja, ashtu edhe nga ligji.
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal të kryer ndaj imamit Gazmend ef. Tahirhovci dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që autori i këtij krimi të marrë dënimin e merituar në përputhje me ligjin dhe drejtësia të vihet në vend.
Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit, xhematit të tij, si dhe të gjithë besimtarëve dhe miqve që e njohën dhe e vlerësuan.Lusim Zotin e Madhëruar që familjes t’i japë sabër, forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa imamin Gazmend ef. Tahirhovci ta falë dhe ta marrë në mëshirën e Tij.”
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit