Showbiz
Shqiptarët bashkohen! Mbledhin mbi 110 mijë euro për djalin e sëmurë të protestuesit Altin Hila
Një valë e jashtëzakonshme solidariteti ka përfshirë shqiptarët kudo në botë pas arrestimit të Altin Hilës, protestuesit që u bë i njohur duke marrë pjesë për 32 ditë me radhë në protestat para Kuvendit, shpeshherë i shoqëruar nga djali i tij i paralizuar.
Arrestimi i tij solli reagime të shumta në rrjetet sociale, gjë që shtyu të afërmit të hapnin një fushatë ndihme në platformën “GoFundMe” për t’i ardhur në ndihmë familjes në këtë moment të vështirë.
Përgjigjja e qytetarëve ka qenë historike. Për vetëm 14 orë nga hapja e fushatës, shqiptarët kanë arritur të mbledhin një shpërblim prej mbi 113,000 eurosh, duke iu afruar me shpejtësi qëllimit fillestar të vendosur në platformë. Ky kontribut masiv tregon mbështetjen e madhe ndaj kauzës së tij dhe vështirësive me të cilat përballet familja.
Në apelin e publikuar fillimisht nga familjarët thuhej se kjo mbledhje fondesh u nis në shenjë solidarizimi për atdhedashësin Altin Hila, për të lehtësuar sadopak situatën e tyre familjare. Ndërkohë që ai vazhdon të mbahet në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, jashtë tij kanë vijuar protestat e qytetarëve që kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.
Qytetarët shprehen se “shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë” dhe se kjo ndihmë po bën atë që shpeshherë institucionet nuk e bëjnë dot. Kontributet vazhdojnë të rriten minutë pas minute.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother