Lajme
60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 30 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:

“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.
Llojet e kundërvajtjeve:
– Drejtimi i motoçikletës pa patentëshoferi – 29 gjoba- Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 21 gjoba- Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 8 gjoba- Të tjera masa – 2 gjoba- Motoçikleta të konfiskuara – 30
Apel për qytetarët.
Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse.
Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz3 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother