Connect with us

Showbiz

Bleoni dhe Laurita fitojne 100 mije euro nga Butrint Imeri

Butrint Imeri, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të me një festë të organizuar në shtëpinë e tij.

Përveç atmosferës festive, kjo mbrëmje ka shënuar edhe finalizimin e sfidës së tij të madhe virale që kishte pushtuar rrjetet sociale javët e fundit.

Gjatë kësaj feste, Butrinti ka shpallur zyrtarisht fituesit e sfidës së tij, ku fatlumët kanë qenë çifti Bleoni dhe Laurita. Ata kanë arritur të rrëmbejnë çmimin e madh prej plot 100 mijë eurosh, një shumë kjo e premtuar nga vetë këngëtari, për videon më virale me këngën e tij, duke e kthyer këtë ditëlindje në një ngjarje të paharrueshme jo vetëm për vete, por edhe për fansat e tij.

Bleoni dhe Laurita falënderuan këngëtarin, dhe të gjithë ata që i kanë përkrahur për të fituar këtë sfidë. Ata treguan se do të hapin një firmë ose butik ku do e vendosin emrin e këngës ” I Pari”

Për më shumë shikoni videon e plotë:

Advertisement
Advertisement

Trending