Showbiz
Vjen ‘Habibi’ nga Adri e Iliriana, pjesë e klipit ish-banorja e “BBVK”
Fiksim u bë në rrjete sociale vetëm me dy rreshta refren, por pritjes më në fund i erdhi fundi! Para pak minutash, çifti shumë i dashur i publikut, Adri dhe Iliriana, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor që mban titullin “Habibi”.
Kënga, e cila ishte kthyer në një trend viral në TikTok dhe Instagram para se të dilte e plotë, vjen me një ritëm super energjik dhe është gati për të pushtuar listat e këtij sezoni veror. Me tekst dhe muzikë të punuar nga Kreshnik Avdiu dhe orkestrim nga Arti Rec, ky projekt garanton që nuk do të na ndahet nga mendja lehtë.
Por befasia më e këndshme nuk është vetëm melodia, por një mysafire shumë speciale në videoklip.
Në skenë përkrah çiftit shfaqet askush tjetër përveç ish-banores së spikatur të Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku. Kjo shfaqje e Santit ka konfirmuar edhe një herë se miqësia e tyre e ngushtë vazhdon me të njëjtin ritëm edhe jashtë ekranit.
Të tre, si Adri dhe Iliriana po ashtu edhe Santiana, qenë ndër personazhet më të komentuar dhe arritën deri në gjysmëfinale, duke ndarë të njëjtën çati në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve për plot 96 ditë bashkë. Tani, treshja e famshme ka dëshmuar se dinë të bëjnë bashkë edhe projekte shumë të lezetshme.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit