Showbiz
Pawsa elektrizon Amsterdamin para 20 mijë fansave, së shpejti performon edhe në Sunny Hill Festival
Producenti dhe DJ i njohur britanik Pawsa ka dhuruar një performancë spektakolare në festivalin Havenpark në Amsterdam, ku rreth 20 mijë adhurues të muzikës elektronike u mblodhën për të shijuar setin e tij.
Artisti i njohur i muzikës house krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme me ritmet e tij karakteristike, duke sjellë një performancë që u prit me entuziazëm të madh nga publiku.
Me stilin e tij unik dhe përzierjen e tingujve modernë të house-it, Pawsa është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar të skenës elektronike ndërkombëtare.
Por aventura e tij muzikore nuk do të ndalet në Amsterdam. DJ britanik do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival në Kosovë, ku pritet të performojë para mijëra fansave nga vendi dhe rajoni.
Pawsa do t’i bashkohet një liste të artistëve të njohur ndërkombëtarë që do të ngjiten në skenën e festivalit këtë vit, ku përfshihen edhe emra të mëdhenj të muzikës elektronike si Martin Garrix, Adam Port dhe Rampa.
Sunny Hill Festival do të mbahet këtë vit nga data 31 korrik deri më 2 gusht, duke sjellë edhe një herë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë. Biletat për festivalin janë tashmë në shitje përmes faqes zyrtare të festivalit sunnyhillfestival.com.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother