Showbiz
Elijona në lot, zbulohet pllaka përkujtimore për nënën dhe motrën e saj
Ditën e sotme, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor më 25 korrik të vitit 2021.

Ceremonia ishte e mbushur me emocione të forta dhe dhimbje. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka shpërndarë pamje prekëse nga dita e sotme, ku familjarët e viktimave shihen nën lot pranë pllakës përkujtimore, teksa nderojnë kujtimin e më të dashurve të tyre.
Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie ishin edhe nëna dhe motra e Elijonës, ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Vëllai i Elijonës ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse pranë pllakës përkujtimore, ku shihet i përqafuar me të motrën në këto momente të vështira përkujtimi.

- Kjo pllakë përkujtimore do të mbetet një simbol i përhershëm i dhimbjes, por edhe i respektit e solidaritetit për jetët e ndjera që u ndërprenë përgjysmë në këtë ngjarje të rëndë./Artistëtshqiptarë.

-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit