Connect with us

Lajme

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Advertisement

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Advertisement

Trending