Connect with us

Showbiz

“S’do bëj dasmë”, Tringa telefonon Mihrijen LIVE në emision, ky është reagimi i këngëtares

Tringa Berisha ishte e ftuar në një intervistë për Artistët Shqiptarë, ku ndau detaje nga jeta e saj private, marrëdhënia me partnerin Platorin dhe planet për të ardhmen.

E pyetur për komentet që merr në rrjetet sociale, Tringa tha se nuk ndikohet aspak nga kritikat apo opinionet negative, duke shtuar se është mësuar me to.

Ajo foli edhe për lidhjen me Platorin, duke zbuluar se gjithçka ka nisur nga një miqësi, e cila me kalimin e kohës u shndërrua në një histori dashurie. Sipas saj, ata kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe mosmarrëveshjet mes tyre nuk zgjasin kurrë më shumë se 24 orë.

Një nga pyetjet që mori më shumë vëmendje ishte ajo për martesën. Tringa u shpreh se nuk e ka në plan të organizojë një dasmë pasi i duket si një gjë e përseritur.

“S’do bëj dasmë,” deklaroi ajo, duke shtuar se ceremonitë e tilla nuk janë diçka që e tërheqin.

Advertisement

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë intervistës ishte telefonata LIVE me vjehrrën e saj, Mihrije Brahën. Tringa i bëri një prank, duke i thënë se nuk po i pëlqenin disa nga pyetjet që po i bëheshin gjatë intervistës.

Duke besuar se situata ishte e vërtetë, Mihrija e këshilloi me qetësi: “Mos u përgjigj në pyetjet që nuk të pëlqejnë.”

Vetëm pasi Tringa i tregoi se bëhej fjalë për një rreng, u zbulua se e gjithë telefonata kishte qenë pjesë e intervistës.

Në fund, Tringa komentoi edhe disa nga çiftet më të njohura të TikTok-ut, duke dhënë vlerësimet dhe përshtypjet e saj për secilin prej tyre.

Advertisement
Advertisement

Trending