Lajme
Vdekja e punëtorit pasi u godit nga vinçi, Komuna e Prishtinës del me reagim
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur të martën në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku si pasojë e rrëzimit të një kranoje humbi jetën një punëtor, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.
Sipas reagimit të Komunës, punëtori i lënduar ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Në emër të Kryeqytetit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të viktimës, duke uruar një shërim sa më të shpejtë për të lënduarin”, thuhet në reagim.
Komuna njofton se menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar Brigada Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, ekipet e Urgjencës Mjekësore, si dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Sipas saj, të gjitha ekipet kanë vepruar me profesionalizëm dhe koordinim të plotë, duke bërë çdo përpjekje për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.
Komuna ka falënderuar të gjitha shërbimet emergjente për angazhimin e tyre, ndërsa ka theksuar se hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit kanë nisur nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Në fund, Komuna përmendi rëndësinë e respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në çdo vendpunishte ndërtimore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike dhe mbrojtjes së jetës së punëtorëve dhe qytetarëve.
-
Showbiz6 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz5 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz6 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz6 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz6 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz6 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz6 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz5 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit