Showbiz
A do të bëhet sërish nënë? Jonida përgjigjet pasi vajza i kërkon një motër
Moderatorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova” dhe aktorja e dashur për publikun, Jonida Vokshi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit jo vetëm momente nga profesioni i saj, por edhe pjesëza të ëmbla nga përditshmëria si nënë.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj në Instagram, Jonidës i është bërë një pyetje lidhur me dëshirat e familjes së saj. Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “A ka dëshirë Emi të ketë një motër?”
Aktorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet kësaj kureshtjeje, duke zbuluar me mjaft doza humori mënyrën se si e manovron këtë kërkesë të të bijës.
“Ka shumë dëshirë të ketë një motër, por e kam gjetur zgjidhjen, i them po sikur të dalë prapë vëlla? Jo, thotë, lëre fare,” ka shkruar Jonida përmbi fotos së publikuar në Instastory.

Kujtojmë se Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, aktori e producenti Besnik Krapi, janë prindër të dy fëmijëve, të një vajze dhe të një djali./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz3 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother