Showbiz
“A e ka dashur ndonjë vajzë më shumë se Brikena?” Mateo surprizon me përgjigjen…
Dy ditë më parë, Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin. Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregonte detaje nga historia e tyre e dashurisë.
I pyetur se kush është me xhelozi, Mateo u shpreh se ai e ka pranuar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se është xheloz dhe e ndryshon dot. Ai shtoi se mund ta zbusë, por jo ta eliminojë.
Ndërkohë duke e përshkruar partneren e tij, Borri tha: “E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët”.
Pyetja më pikante që i bëri Brikena ishte nëse ka dashur ndonjë vajzë më shumë se atë dhe Mateo u përgjigj që ‘jo’.
Brikena: Kush është më shumë xheloz prej ne të dyve dhe pse ti?
Mateo: Unë mbahem për person i drejtpërdrejtë, ashtu si dhe për xheloz, këtë e kam thënë edhe në “Big”. Për një njeri që dua, do bëhem xheloz dhe këtë gjë nuk e ndryshoj dot kurrë në karakterin tim. Mund ta zbus, mund ta përmbaj veten, por jo ta eliminoj. Po mos të isha xheloz, nuk të dua.
Brikena: Si do më përshkruaje mua me 5 fjalë?
Mateo: E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët, u bënë gjashtë.
Brikena: Unë mendoj se ti je një nga meshkujt më ideal për çdo vajzë dhe unë jam shumë e lumtur që të kam gjetur ty, se për mua je mashkulli im ideal.
Mateo: A vdeksha, ta ha zemrën.
Brikena: A ke dashur ndonjëherë ndonjë vajzë më shumë se mua?
Mateo: Siç thonë dashuritë janë të ndryshme, sa i përket familjes dhe partneres. Jo, nuk kam dashur asnjë femër sa ty dhe këtë e kam kuptuar në momentin që kam shkelur shumë gjëra të vetes sime që nuk kam menduar se do i shkelja kurrë për një partnere. Dhe ajo e vetmja je ti, sikur më ke bërë magji.
Brikena: Magji të zezë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother