Lajme
“A pate kohë more burrë”/ Tahiri e çorton veprimin e Kurtit në Kuvend
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për vendin.
Para mediave, Tahiri ka thënë se afatet kushtetuese kanë kaluar dhe se qytetarët presin funksionalizimin e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit. Ka kaluar afati kushtetues dhe sot, kur qytetarët është dashur të presin që institucionet të konstituohen, që Kuvendi të jetë funksional dhe të zgjidhet kryetari, del Albin Kurti dhe u thotë qytetarëve se na duhet ende kohë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka kritikuar Kurtin për mungesë të konsultimeve me partitë politike, duke thënë se procesi duhej të kishte nisur më herët.
“A patëm më shumë se 30 ditë kohë për të diskutuar me partitë? Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti”, ka thënë Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, zvarritja e procesit mund të krijojë probleme të reja institucionale dhe mundësi për përplasje kushtetuese.
“A po don me krijua edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese? Kjo është papërgjegjësi totale e VV-së”, është shprehur ai.
Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor vonesat si strategji për përfitime politike.
“Këto janë taktika për të bërë pazare politike, për të blerë pak kohë, në mënyrë që t’i merr të tria institucionet”, ka deklaruar Tahiri.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit