Lajme
Albin Kurti e mblodhi partinë, shkuan në Gjilan!
Dje, në zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e të gjitha qendrave të lëvizjes në Kosovë, me prezencën e kryetarit të LVV, njëherësh kryeministrit të republikës, Albin Kurti, sekretarit organizativ, Alim Rama dhe koordinatorit të qendrave, Salih Zyba.


Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike me theks të veçantë zhvillimeve në procesin e konsolidimit të institucioneve.
Po ashtu temë diskutimi ishin çështjet organizative; forcimi dhe konsolidimi i organizimit tonë në terren, procesi i zgjedhjeve të brendshme, funksionimi i strukturave organizative në bazë, planifikimi i punës dhe rritja e angazhimit në çdo lagje e fshat.



Kjo mbledhje u zhvillua në një ditë të veçantë për lëvizjen, pasi shënuam edhe 21-vjetorin e themelimit të qendrës së parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendrës së Gjilanit, me ç’rast pas mbledhjes në një koktej rasti shënuam këtë përvjetor.







-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit