Showbiz
Ana ndan foto nga java e 18 e shtatzënisë
Ana Ejupi po shijon një prej periudhave më të veçanta të jetës së saj, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
Ish banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga java e 18 e shtatzënisë, ku shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur. Krahas imazheve, Ana është mjaftuar vetëm me shënimin “18 weeks”, duke dokumentuar kështu një tjetër moment nga pritja e ëmbël.
Ana dhe Kevin Edmond konfirmuan në korrik se po bëhen prindër për herë të parë, përmes një fotosesioni të përbashkët të shoqëruar me mesazhin “Nga dy zemra në tre”.
Historia e çiftit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, ku u njohën dhe krijuan afrimitetin e tyre, ndërsa raporti vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive.
Deri më tani, Ana dhe Kevini nuk kanë zbuluar publikisht nëse presin një vajzë apo një djalë, ndaj gjinia e bebit mbetet ende surprizë për ndjekësit e tyre.
Nga fotografitë e fundit, duket se Ana po e ndan gradualisht me publikun këtë kapitull të ri, ndërsa muajt në vazhdim pritet të sjellin edhe më shumë detaje nga pritja e fëmijës së tyre të parë./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother