Lajme
Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona që dyshohen për kontrabandim me migrantë.
Në njoftim shtohet edhe se, në automjetin e ndaluar, janë gjetur dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kontrabandimit.
‘’ Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”, përderisa njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar automjeti i dyshuar me targa vendore, si dhe një telefon mobil.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother