Auto&Tech
BE-ja gjobit “Google”-n me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës
Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 890 milionë eurosh ndaj Google, pasi konstatoi se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës të përcaktuara në Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), si përmes motorit të kërkimit ashtu edhe përmes dyqanit të aplikacioneve.
Sipas vendimit të komisionit, “Google” favorizoi shërbimet e veta, si ato për blerje, hotele dhe udhëtime, duke u dhënë përparësi ndaj platformave konkurruese në rezultatet e kërkimit. Për këtë shkelje, kompania u gjobit me 460 milionë euro.
Një tjetër gjobë prej 430 milionë eurosh u vendos për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve, të cilët nuk lejoheshin t’i drejtonin përdoruesit drejt ofertave më të lira në faqet e internetit ose dyqanet alternative të aplikacioneve jashtë ekosistemit të “Google”-t.
Komisioni Evropian i ka kërkuar kompanisë që të trajtojë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme shërbimet e palëve të treta në rezultatet e kërkimit, si dhe t’u japë zhvilluesve mundësinë të promovojnë oferta jashtë platformës së saj.
Autoritetet evropiane theksuan se “Google” ka nisur tashmë të testojë ndryshime në mënyrën e paraqitjes së rezultateve për shërbime si blerjet dhe fluturimet, duke i cilësuar këto hapa si një përparim të rëndësishëm drejt përputhjes me rregullat e reja.
Sipas komisionit, konsumatorët në Bashkimin Evropian do të jenë përfituesit kryesorë të këtij vendimi, pasi pritet të kenë rezultate kërkimi më të balancuara dhe më shumë zgjedhje në tregun digjital.
Vendimi vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes Brukselit dhe Uashingtonit, pasi u publikua vetëm pak orë përpara afatit për zbatimin e tarifave të përkohshme amerikane ndaj dhjetëra vendeve.
Megjithatë, zyrtarët evropianë theksuan se masa ndaj “Google”-it nuk ka lidhje me çështjet tregtare, por është pjesë e zbatimit të legjislacionit evropian për konkurrencën dhe tregjet digjitale.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother