Auto&Tech
BE-ja planifikon kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç
Bashkimi Evropian pritet të ndërmarrë masa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të 27 vendet anëtare.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po shqyrton një qasje të shkallëzuar, sipas së cilës fëmijët nën moshën 13-vjeçare do të mund t’i përdorin rrjetet sociale vetëm për periudha të kufizuara dhe nën mbikëqyrjen e prindërve, kujdestarëve ose mësuesve.
Kufizimet do të lehtësoheshin gradualisht me rritjen e moshës së adoleshentëve. Von der Leyen tha se nevojiten rregulla që përshtaten me moshën e përdoruesve për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në internet.
Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian pritet të paraqesë një propozim konkret pas verës, ndërsa pritet që çështja të përmendet edhe në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit në shtator.
Disa vende si Australia, Britania e Madhe, Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ose po shqyrtojnë kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit