Showbiz
Bebe Rexha dhuron spektakël në New York
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza.
36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.Pjesën më të madhe të repertorit të saj e përbënin këngët nga albumi më i fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar në qershor të këtij viti. Ky është albumi i katërt në karrierën e Rexhës dhe njëkohësisht i pari i saj si artiste e pavarur, pas largimit nga sistemi tradicional i një kompanie të madhe diskografike
Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.
Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.


-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit