Connect with us

Showbiz

Benita kërkon rregull të ri në BBVK: ‘Të luhet pa historitë e jetës’

Ish-gjysmëfinalistja e BBVK4, Benita Zena, ka folur për eksperiencën e saj në Big përmes një videoje në TikTok.

Teksa bëhej gati dhe realizonte grimin, Benita ka folur hapur dhe pa doreza, duke treguar se përse nuk arriti ta shfaqte anën e saj pozitive gjatë qëndrimit aty.

Sipas Benitës, formati i “Big Brother” kërkon një strategji që ajo nuk pranoi ta ndiqte.

Gjatë rrëfimit të saj, ish-banorja nuk i kurseu akuzat e forta për ecurinë e formatit të këtij viti. Ajo pranoi se ka pasur momente aq të vështira sa ka menduar edhe daljen

“Këtë vit kanë ndodhur shumë padrejtësi. Kam menduar ndonjëherë edhe me dalë prej shtëpisë, por kam qëndruar për me luftu padrejtësitë,” shtoi Benita.

Advertisement

Në fund, ajo dha edhe një sugjerim se si duhet të funksionojë kjo lojë, duke lëshuar një “shigjetë” të fortë që u interpretua menjëherë si një thumb i hapur ndaj ish-banores tjetër, Elionës.

“Bigu është lojë për me lujt e me tregu anën tënde. Unë e kisha bërë një rregull: mos me pasë histori apo rrëfime të jetës, veç me luajt. Që publiku, nëse të do, të do si lojtar dhe jo për historinë e jetës,” përfundoi Benita.

Ky deklarim duket si një thumb i drejtpërdrejtë për Elionën, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK është akuzuar shpesh nga banorët dhe komentuesit se është favorizuar pikërisht për shkak të historisë së saj të trishtë të jetës. /Artistëtshqiptarë.

Advertisement

Trending