Showbiz
Bia kundër deklaratave të Diana Șoșoacă për Kosovën: Rumunët nuk na duan, ata mendojnë se Kosova është Serbi, janë racistë, nuk i duan shqiptarët!
Bia Khalifa ka reaguar në InstaStory pas një videoje ku shfaqet një politikane rumune duke folur për shqiptarët, duke pretenduar se ata kanë dhunuar gra dhe fëmijë në Serbi.
Duke reaguar ndaj deklaratës, Bia tha se rumunët “e kanë shumë qejf të gënjejnë”, sidomos kur bëhet fjalë për gratë, fëmijët dhe fenë.
“Fatmirësisht ju nuk e kuptoni se çfarë po thotë, sepse është shumë e trishtueshme”, ka shkruar ajo, duke iu referuar videos së publikuar.
Bia ka treguar gjithashtu se pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Kosova,është përballur me komente të shumta negative nga përdorues rumunë. Sipas saj, për muaj të tërë ka zgjedhur të heshtë për shkak të komenteve që merrte në rrjetet sociale, ku ndër të tjera i shkruanin se do ta detyronin të mbante hixhab.
“Rumania ka qejf të më urrejë vetëm pse isha në Big Brother Kosova”, ka shkruar Bia.
Ajo ka theksuar se në Kosovë dhe Shqipëri, kur publikohen artikuj pozitivë për të, reagimet në komente janë kryesisht pozitive. Sipas saj, komentet negative që shfaqen në këto postime vijnë kryesisht nga përdorues rumunë.
Në fund të reagimit, Bia ka pretenduar se shqiptarët mund ta kuptojnë më mirë këtë situatë nëse vizitojnë Rumaninë, duke thënë se atje mund të përballen me racizëm dhe duke e krahasuar këtë trajtim me atë që, sipas saj, shqiptarët përjetojnë nga serbët.





-
Showbiz6 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz5 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz6 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz6 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz6 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz6 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz6 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit