Connect with us

Lajme

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, gjykata jep vendimin

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me burgim prej 4 muajsh Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.


Në seancën përfundimtare, gjyqtari tha se i akuzuari dënohet edhe me shumën prej 70 eurosh, derisa palet mund të ankohen për vendimin.

Sipas prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.

Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vjet si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.

Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”!

Advertisement
Advertisement

Trending