Artistet Shqiptare
Dalin për herë të parë pamjet nga martesa e Karim dhe Loredanës
Dokumentari më i ri në Prime Video, i titulluar „Loredana & Karim“, ka zbuluar detaje të pathëna dhe mjaft interesante nga jeta private e reperes shqiptare Loredana dhe futbollistit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi. Përmes gjashtë epizodave, kamerat kanë ndjekur përditshmërinë e çiftit, duke pasqyruar dinamikën e tyre unike përtej jetës plot shkëlqim në syrin e publikut.
Fokusi kryesor që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave është publikimi për herë të parë i pamjeve nga momenti i kurorëzimit të tyre. Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara, çifti shfaqet i ulur pranë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë zyrtare.
Çifti e kurorëzoi dashurinë në tetor të vitit 2024 në një zyrë të thjeshtë gjendjeje civile në Cyrih, ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë dhe sigurisht nuk kishte se si të mungonte Hana, vajza e Loredanës në këtë ditë kaq të veçantë për nënën e saj.
Ndonëse ceremonia erdhi e natyrshme, futbollisti i njohur, Karim Adeyemi, bëri një deklaratë sa romantike aq edhe të sinqertë rregullat e reja të jetës së tyre:
“Ne jemi sikur të martuar. Gjithmonë kemi qenë kështu, kështu është ndier natyrshëm për ne. Në fakt, kemi qenë të martuar shpirtërisht gjatë gjithë kohës. Nuk më është dashur ndonjëherë një letër për ta vërtetuar këtë, por në fund vendosëm ta bënim zyrtare edhe në dokumente, që të përfitonim nga një kategori më e favorshme tatimore”.
Nga ana tjetër, reperja e njohur ka shprehur hapur lidhjen e fortë dhe varësinë e bukur që kanë krijuar ndaj njëri-tjetrit në përditshmëri:
“Kur përjetoj diçka, dua që edhe ai ta përjetojë me mua. Kur ai kalon kohë me shokët ose përjeton diçka, dëshiron që edhe unë të jem pjesë e saj. Ne i dimë të gjitha për njëri-tjetrin, e ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo gjë dhe na pëlqen ta jetojmë jetën bashkë. Na pëlqen të bejmë gjithçka bashkë dhe të jemi pranë njëri-tjetrit 24 orë në ditë.” /Artistëtshqiptarë.
@kinglorifirstlady Insh für immer👰🏼♀️🤵🏾♂️💍💓 #loredana #karimadeyemi #fyp #fürdich #foryoupagе ♬ Originalton – LORE🎧
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit