Lajme
Deklaratat skandaloze po i kushtojnë me vota? Fatos Geci deri tani ka marrë vetëm 96 vota në vendlindjen e tij
Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku deri më tani janë procesuar 20.10% e votave në nivel vendi. Mirëpo, rezultatet e para flasin për një rënie të ndjeshme të mbështetjes për kandidatin Fatos Geci, veçanërisht në zonën e tij të lindjes.
Deri më tani, Geci ka arritur të sigurojë 1 mijë e 466 vota në shkallë vendi.
Por, ajo që bie në sy është rezultati në vendlindjen e tij, ku ai ka marrë vetëm 96 vota – një shifër e ulët.

Siç duket, ky dështim elektoral në vendlindje po ndikohet drejtpërdrejt nga deklaratat skandaloze që kandidati la pas vetes gjatë periudhës së fundit, të cilat nxitën reagime të ashpra në opinionin publik.
Reagimi i parë që ngjalli indinjatë të madhe ishte ai në ditën kur u shpall vendimi përfundimtar për rastin e vrasjes makabre të Liridona Ademajt.
Në vend që të solidarizohej me drejtësinë, Geci bëri një krahasim të paprecedent, duke uruar që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që ndodhen në Hagë të marrin “dënimin e njëjtë”, duke iu referuar dënimit me burgim të përjetshëm që mori Naim Murseli.
Përveç deklaratës për krerët e UÇK-së, Geci u përfshi në një tjetër skandal, këtë herë duke përdorur një gjuhë të rëndë seksiste e fyese ndaj nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, kishte thënë ai publikisht drejtuar Çitakut.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit