Lajme
Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, duke bërë thirrje që edhe Republika e Shqipërisë të ndërmarrë masa ndaj saj.
Në një paraqitje në Euronews Albania, Kërçeli tha se deklarata e ministres serbe nuk përbën surprizë dhe se qëndrime të tilla nuk konsiderohen ekskluzive nga ana e tij.
“Ne nuk befasohemi dhe as nuk e konsiderojmë si ekskluzivitet deklaratën e ministres së Serbisë”, deklaroi ai.
Deputeti i LVV-së i bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta shpallë ministren serbe person të padëshiruar, duke argumentuar se deklaratat e saj janë të papranueshme.
“Me këtë rast, i bëj thirrje Republikës së Shqipërisë, përkatësisht Qeverisë së Shqipërisë, që ta shpallë atë person të padëshiruar”, u shpreh Kërçeli.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit