Showbiz
Detaji i veçantë në byzylykun e Brikenës për Mateon
Një muaj pas përfundimit të angazhimit të tyre në “Procesi Sportiv”, Brikena dhe Mateo po vazhdojnë të shijojnë ditët e ngrohta të verës pranë njëri-tjetrit.
Pas një udhëtimi që patën më parë në Turqi, ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” këtë herë kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit për të kaluar të tjera momente vetëm për vete.

Në një nga postimet e fundit në rrjetet sociale, Mateo ka ndarë një pamje nga plazhi gjatë perëndimit të diellit.
Megjithatë, vëmendjen kryesore të ndjekësve e ka marrë një detaj mjaft i veçantë në dorën e Brikenës.
Në byzylykun e saj ra në sy varësja e personalizuar me dedikimin e ngrohtë: “MATEO 1 OF 1”.
Ky gjest i vogël por domethënës tregon qartë harmoninë dhe afërsinë e çiftit, të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht çdo pushim për të konsoliduar marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike./Artistëtshqiptarë.

-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother