Showbiz
Dhurata dhe Gjesti performojnë këngën e re
Mbrëmja e djeshme në Mitrovicë dhuroi një atmosferë të zjarrtë, ku Dhurata Dora dhe Gjesti performuan për herë të parë bashkë projektin e tyre më të ri.
Përveç kësaj surprize, vëmendjen kryesore e morën fjalët e ngrohta që këngëtarja zgjodhi t’i thoshte kolegut të saj direkt nga skena.
Përpara të pranishmëve, Dhurata nuk i kursye vlerësimet për artistin, duke u shprehur:
“Meriton gjithë suksesin që ke dhe me zor pres të dalë kënga nesër.”
Lajmin për lansimin e projektit dyshja e konfirmoi edhe përmes një postimi të përbashkët në Instagram ditën e djeshme, ku bënë të ditur se bashkëpunimi i tyre i shumëpritur, i titulluar “Gasolina”, do të publikohet sot në orën 18:00.
Kjo këngë ka ngjallur prej kohësh një kureshtje të madhe te publiku, e cila u rrit akoma më shumë pasi një pjesë e saj rrodhi së fundmi në TikTok dhe u bë menjëherë virale.
Kujtojmë se “Gasolina” ishte planifikuar të lansohej që gjatë verës së kaluar, mirëpo për shkak të situatës së krijuar rreth Gjestit në atë periudhë, publikimi u shty.
Tashmë, pas një pritjeje të gjatë, kënga është përfundimisht gati për të parë dritën e publikimit.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit