Connect with us

Showbiz

Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt: “Mbrojtja duhet me ardhë para se me kon vonë”

Këngëtarja Dhurata Dora ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe shqetësimin për rastet e tilla që po përsëriten.

“Është e tmerrshme me marrë lajmin për vrasjen e Arlindës. Edhe një jetë e humbur, edhe një familje që duhet me jetu me një dhimbje të papërballueshme”, ka shkruar artistja.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të dashurve të Arlindës, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me urgjencë dhe t’i marrin seriozisht denoncimet e kërkesat për ndihmë.

“Mbrojtja duhet me ardhë para se me kon vonë”, ka përfunduar ajo.

Advertisement

Trending