Showbiz
Dhurata e veçantë që Dua mori nga komuniteti arbëresh për martesën
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori Callum Turner, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni magjike në Siçili të Italisë. Festimet luksoze, të cilat zgjatën për tri ditë, u mbajtën në ambientet përrallore të “Villa Valguarnera” në Bagheria, pranë Palermos, duke mbledhur miq, familjarë dhe personazhe të njohur të artit.
Një nga momentet më emocionuese dhe të veçanta të kësaj dasme ka qenë surpriza e organizuar nga komuniteti historik arbëresh i Siçilisë. Siç tregohet, banorët e zonës së njohur “Piana degli Albanesi” kanë udhëtuar drejt vilës për t’i bërë një nderim special nuses shqiptare.
Një delegacion i përbërë nga dhjetë vajza të veshura me kostumet madhështore e tradicionale të Piana degli Albanesi ka magjepsur të pranishmit. Ato kanë interpretuar këngë të vjetra e sugjestive arbëreshe, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë të rrënjëve shqiptare në zemër të Siçilisë.
Përveç muzikës, artistët dhe mjeshtrit argjendarë vendas i kanë dhuruar çiftit të sapomartuar një kujtim të çmuar. Ata kanë krijuar plotësisht me dorë vathët tradicionalë të zonës të njohur si “Panieri”, një vepër arti artizanale që simbolizon trashëgiminë e pasur kulturore arbëreshe. Ky moment krenarie ka bërë xhiron e rrjetit, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që komunitetet shqiptare jashtë vendit ruajnë për figurat që lartësojnë emrin e kombit në botë
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit