Lajme
Dita e çlirimit të Prishtinës, Rama: Liria u fitua me sakrificën e dëshmorëve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorët e Komunës së Prishtinës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e shënimit të 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Me këtë rast, Rama tha se liria, demokracia dhe paqja që gëzojnë qytetarët sot janë rezultat i sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Jemi bërë bashkë këtu me komandant Remin, edhe me ekipet nga kryeqyteti, me drejtorë, me qytetarë, në nderim të dëshmorëve, të heronjve tanë, të cilët e kanë dhënë jetën që sot ta gëzojmë lirinë, ta gëzojmë demokracinë, ta gëzojmë paqen. Edhe me kuptuar që këto gjëra nuk na kanë pikur prej qiellit, pra janë rezultat i një procesi dhe i një situate të vështirë nëpër të cilën ka kaluar populli ynë. Dëshmorët tanë, heronjtë tanë e kanë dhënë jetën, për këtë arsye edhe vazhdojmë t’i respektojmë sot e përherë. Siç e dini, e kemi edhe projektin madhor monumental për të gjithë këtë pjesë, për të cilin tashmë jemi duke punuar me një ekip profesional. Kemi krijuar edhe ekipe punuese për t’i dizajnuar në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha këto hapësira, edhe për presidentin dr. Ibrahim Rugova, edhe për dëshmorët e heronjtë e kombit.
Prandaj, faleminderit! Urime Dita e Çlirimit, urime 11 Qershori! Vazhdoftë paqja përherë”, tha Rama.
-
Showbiz3 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz4 weeks agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 weeks agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 weeks agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 weeks agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit