Lajme
“Ditë e rëndë për Mitrovicën”, Peci ngushëllon familjet që humben djemtë në aksidentin, në Smrekonicë
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka ngushëlluar familjet Xhemajli dhe Zejnullahu, që humben djemtë e tyre në një aksident fatal që ndodhi në Smrekonicë të Vushtrrisë.
Përmes një postimi, Peci thotë se sot është ditë e rëndë për Mitrovicën .
“Jam i tronditur dhe thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re.
Ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre, Qëndrimit dhe Rinorit. Kjo humbje nuk është humbje vetëm për familjet e të afërmit, por për gjithë qytetin”, shkroi Peci.
Sot rreth orës 3 të mëngjesit, Qëndrimi dhe Rinori u përplasen për vdekje gjatë udhëtimit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitet kompetente po merren me hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother