Showbiz
Djali i Trump po martohet në Bahamas, presidenti thotë se mund të mos jetë i pranishëm
Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, pritet të martohet këtë fundjavë me Bettina Anderson, në një ishull të vogël në Bahamas.
Sipas burimeve të CNN, ceremonia do të jetë tejet private dhe e kufizuar, me një listë të ftuarish prej më pak se 50 personash, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët e afërt dhe miqtë më të ngushtë të çiftit.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se vetë Presidenti Donald Trump nuk pritet të jetë i pranishëm në dasmë.
Burimet bëjnë me dije se mungesa e tij ishte e pritshme prej kohësh, për shkak të natyrës shumë private të ceremonisë dhe dëshirës së çiftit për të shmangur vëmendjen mediatike dhe masat e forta të sigurisë që do të shoqëronin pjesëmarrjen e presidentit.
Vetë Donald Trump, i pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale, u shpreh i paqartë për pjesëmarrjen e tij.
“Ai do të donte që unë të shkoja, por do të jetë një ceremoni e vogël private dhe do të përpiqem të shkoj,” tha Trump, duke shtuar se “nuk është një kohë e mirë për mua për shkak të angazhimeve të tjera, përfshirë situatën me Iranin dhe çështje të tjera”.
“Nëse shkoj më kritikojnë, nëse nuk shkoj më kritikojnë,” u shpreh presidenti, duke komentuar presionin mediatik që shoqëron vendimin e tij.
Sipas burimeve, Trump Jr. dhe Anderson kishin synuar që detajet e dasmës të mos bëheshin publike, në mënyrë që ceremonia të mbetej sa më ekskluzive dhe e izoluar. Në dasmë pritet të jenë të pranishëm edhe vëllezërit dhe motrat e Trump Jr.
Kjo do të jetë martesa e dytë për Donald Trump Jr., i cili më herët ka qenë i martuar me Vanessa Trump për 12 vite, deri në divorcin e tyre në vitin 2018. Vanessa Trump njoftoi së fundmi se është diagnostikuar me kancer në gji.
Trump Jr. ka qenë gjithashtu i fejuar me Kimberly Guilfoyle, nga viti 2020 deri në 2024.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit






