Connect with us

Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë “Sunny Hill Festival”-i, shihemi sonte në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë entuziazmin e saj në prag të nisjes së “Sunny Hill Festival”-it, duke u shprehur se mezi pret të ngjitet në skenë para publikut në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja tha se vizitoi mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe vlerësoi punën e familjes së saj dhe të gjithë ekipit që kanë bërë të mundur organizimin e festivalit.

Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të ‘Sunny Hill Festival’-it. Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë për ta realizuar këtë festival”, shkroi Dua Lipa.

Artistja zbuloi gjithashtu se dita e djeshme ishte edhe më e veçantë për të, pasi u bë kumbar.

Mund të them se lotët nuk më janë ndalur gjithë ditën… Shihemi sonte, Prishtinë”, përfundoi ajo.

Advertisement

“Sunny Hill Festival”-i nis sot në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, duke sjell në skenë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të këtij edicioni.

Screenshot
Advertisement

Trending