Lajme
Dyshime për helmim masiv në Sach Pizza, QKUK: Rreth 70 persona kërkuan ndihmë, 22 u shtruan në spital
Klinika Infektive e QKUK-së ka dhënë detaje lidhur me pacientët që dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza”.
Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive njofton opinionin publik se, duke filluar nga dita e premte, më 10.07.2026, në klinikë kanë filluar të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.
Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.
Nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në Klinikën Infektive ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.
Pacientët e hospitalizuar ndodhen nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike.
Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit