Connect with us

Artistet Shqiptare

Edi flet për videon virale kur fliste anglisht: E kam të detyrushme të flas anglisht për shkak të punës që e boj

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuci, ishte i ftuar në një intervistë për Artistët Shqiptarë, ku foli për eksperiencën e tij në reality show, jetën pas formatit dhe komentet që merr në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, Edi u ndal edhe te videoja që u bë virale, në të cilën ai fliste anglisht, duke sqaruar arsyen pse e përdor shpesh këtë gjuhë.

Ai theksoi se, për shkak të natyrës së punës që bën, komunikimi në gjuhën angleze është pjesë e përditshmërisë së tij dhe se e ka të domosdoshme ta përdorë.

I pyetur nëse komentet dhe talljet në rrjetet sociale e prekin, Edi u shpreh se nuk ndihet aspak keq dhe se nuk i kushton rëndësi kritikave.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe frazën e tij “Hello friends”, e cila u bë shumë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga shprehjet më të komentuara nga ndjekësit.

Advertisement
Advertisement

Trending